Shqipëria
Në Tiranë u bënë homazhe për 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit
Në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit në Tiranë janë bërë homazhe nga krerë të institucioneve dhe nga ish-bashkëpartiakë të tij nga PD-ja.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se figura e Hajdarit duhet të na ftojë për të reflektuar dhe për të kuptuar se demokracia kërkon guxim, përcjell albinfo.ch.
“Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembulli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazhim të më madh të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari”, ka thënë ai.
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, kishte zgjedhur një letër të përfytyruar të kujtonte mikun e tij Azem Hajdari me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së tij.
“Kjo do të ishte letra që unë si shkrimtar dhe si mik për Azemin dhe jam i bindur se Azemi do i besonte kur t’i lexonte”, tha Mustafaj për letrën e përfytyruar, ku do t’i shkruante tri gjëra. Ai tha se e para është: “Vendi po shkon keq, i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Evropa ka ngecur. Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë. Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh, duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin”.
Në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi figurën e tij si epokale. Gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor, Berisha tha se atë e ekzekutoi shteti me uniforma.
Po ashtu për nder të tij Partia Demokratike organizoi një simpozium dhe ekspozitë me titullin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Evropa”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












