Lajme
Në Ulqin ndodhen 24.732 pushues
Në Malin e Zi ndodhen duke pushuar 124 mijë turistë, e kjo do të thotë tre për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi.
Dy janë vendpushimet më të preferuara në bregdetin malazias, Ulqini dhe Hercegnovi.
Në Organizatën turistike komunale të Ulqinit /OTUL/ thonë se sezoni i sivjetshëm turistik është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit.
“Sezoni i këtij viti karakterizohet për ardhjen, akomodimin edhe efektet financiare. Në Ulqin ndodhen 24.732 pushues të paraqitur, meqë sipas vlerësimeve tona, turistë ka më shumë. Megjithatë, kjo vizitë është 18 për qind më e lartë se sa një vit më pare”, shprehet zyrtarja e OTUL, Merita Rexha për mediaqt në Kosovë.
Sipas saj, 60 për qind të mysafirëve janë nga Kosova dhe Shqipëria, pastaj nga Çekia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, pushojnë këtu edhe izraelitë, iranian, etj.
Rexha shprehet e bindur se Ulqinin deri në fund të sezonit, do ta përzgjedhin pushues të shumtë. Këtë e dëshmon fakti se që tani kapacitetet e hoteleve janë të plotësuara deri në fund të shtatorit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












