Shkurt.ch
Në Vaud bindshëm kundër deponisë nukleare
Kantoni Vaud është i pari ku, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës, në Japoni, votohet për një çështje nukleare
Qytetarët me të drejtë vote në kantonin Vaud kanë hedhur poshtë në mënyrë bindëse vendosjen e një deponie të mbeturinave bërthamore në këtë kanton. Me Jo kanë votuar 64.85 për qind e pjesëmarrësve në votim dhe ky vendim tashmë shndërrohet në obligim për qeverinë e kantonit të cilin kjo e fundit duhet ta bartë në federatë.
Në votim kanë marrë pjesë 38 % shkruan swissinfo.ch.
Duke votuar kundër deponisë së materieve bërthamore, 95922 votuesit kanë ndjekur qëndrimin e partive të majta dhe të CVP-së në mbrojtje të ambientit. Këto parti, në kërkesën për deponi shohin synimin që të përgatitet terreni edhe për një central të ri atomik.
Kantoni Vaud është i pari ku, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës, në Japoni, votohet për një çështje që ka të bëjë me energjinë nukleare.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











