Shkurt.ch
Në Venedik, vetëm me biletë speciale?
Për të kufizuar fluksin e turistëve autoritetet e qytetit po e diskutijnë mundësinë që turistët që duan ta vizitojnë qytetin e tyre, të paguajnë më parë biletën.
A do të bëhet qyteti i “dashnorëve të Venedikut” një “qytet i ndaluar”? Plotësisht i ndaluar me siguri jo, por kufizimet e numrit të vizitorëve tashmë po shihen në horizont…
Fluksi i madh e i pandalshëm i turistëve që duan të vizitojnë Venedikun i ka bërë krerët e qytetit të njohur italian që të hulumtojnë për zgjidhje praktike të këtij problemi. Kështu, ata janë duke e diskutuar tashti mundësinë që turistët që duan ta vizitojnë qytetin e tyre, të paguajnë më parë biletën.
Në këtë mënyrë, përmes një “numer clausus”-i të llojit të vet, mendohet të kufizohet numri i kureshtarëve për të parë qytetin e ndërtuar në lagunën e Italisë së veriut.
“Numri i turistëve duhet programuar”, ka thënë Paolo Costa, ish kryebashkiak i Venedikut dhe aktualisht kryetar i autoritetit të portit të qytetit. Sipas tij duhet përcaktuar një numër maksimal të turistëve që u lejohet të vizitojnë Venedikun në baza ditore, dhe të futet detyrimi për të nxjerrë një biletë , thotë Costa.
“Falë teknologjisë moderne, sot është e mundshme të vihet mbikëqyrje mbi fluksin e turistëve, citohet Paulo Costa të ketë thënë për gazetën e përditshme nga Roma “La Repubblica”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













