Kosova
Në Veri përsëri fshihen emërtimet e tabelave në alfabet latin, shkruhen në cirilicë
Mbrëmë vonë janë dëmtuar sërish në disa shenja të komunikacionit në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit. Persona të panjohur i zëvendësuan emrat e vendeve në gjuhën shqipe me emrat në alfabetin cirilik, përcjell albinfo.ch.
Me ndihmën e Policisë së Kosovës dhe në organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, në mesin e muajit mars u hoqën tabelat njëgjuhëshe në cirilike dhe latine dhe u vendosën tabela të reja dygjuhëshe – fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në gjuhën serbe.
Mirëpo, në më pak se 24 orë emrat e vendeve në shqip u lyen në shumë prej tyre dhe pak ditë më vonë filloi pastrimi i tabelave të reja të vendosura.
Por disa nga këto tabela morën një pamje të re mbrëmë vonë, kur emrat e vendeve në gjuhën shqipe u mbuluan me emra në serbisht dhe cirilik.
Kujtojmë se heqja e tabelave të vjetra në cirilik dhe vendosja e të rejave, fillimisht në gjuhën shqipe, e më pas në serbisht, shkaktoi një ortek reagimesh në palën serbe dhe kosovare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











