Lajme
Në vetëshërbim, qytetarët nxorën 1900 ekstrakte të lindjes
Vetëm brenda dy muajve, qytetarët janë shërbyer me 1.889 ekstrakte të lindjes, numër ky shumë më i lartë se të gjitha pritshmëritë e autoriteteve komunale
Qytetarët e Kosovës kanë filluar të mësohen me procedurat e reja që ka aplikuar Komuna e Prishtinës për vetëshërbim në marrjen e certifikatave të lindjes. Vetëm brenda dy muajve, qytetarët janë shërbyer me 1.889 ekstrakte të lindjes, numër ky shumë më i lartë se të gjitha pritshmëritë e autoriteteve komunale.
“Vetëshërbimi digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, si dhe kanë nxjerrë edhe më parë një ekstrakt, në çfarëdo kohe përmes një procesi tejet të thjeshtë, me letërnjoftimin e tyre mund ta shtypin ekstraktin e në të ardhmen edhe certifikata të tjera”, thuhet në një njoftim të Komunës.
Ky vetëshërbim digjital, sipas tyre, do t’i ketë tre komponentë.
“E – Kiosk, aparati i cili mundëson nxjerrjen e ekstraktit të lindjes për përdorim interno, e cila tashmë është në shërbim të qytetarëve; Mundësia e shtypjes së formularëve nga cilado drejtori e Komunës së Prishtinës dhe; Dërgimi i formularëve të plotësuar drejtpërsëdrejti në mënyrë automatike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, shërbime këto që pritet të fillojnë brenda një periudhe të shkurtër kohore”.
Komuna e Prishtinës, siç thuhet në komunikatë, mbetet e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
“Nga viti i ardhshëm këto pika të vetëshërbimeve digjitale planifikohen të vendosen në Bashkësitë Lokale, si dhe nëpër pika kyçe të qytetit të cilat janë më të frekuentuara nga qytetarët”, njofton komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës












