Lajme
Në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Rifilloi Festivali i këngëve dhe i valleve popullore „Gurra popullore“.
Në ambientet e hapura të kompleksit kreativo-turistik „Vali Ranç“ në fshatin Përlepnicë afër Gjilanit, mbrëmë filloi festivali dyditor i këngëve dhe i valleve popullore „Gurra popullore“.
Hapja u bë në praninë e grupeve pjesëmarrëse me ekzekutimin e këngës epike “Kaçaniku shkëmb e gur” nga grupi i këngëtarëve gjilanas e në përcjellje të orkestrinës popullore të festivalit.
Përndryshe festivali është organizuar nga Shoqata e pavarur kulturore e Anamoravës, në patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës. Drejtor i festivalit është Nazim Gagica, ndërsa udhëheqës artistik të tij janë Isa Jakupi e Shaban Shabani, kurse skenograf Fazli Berisha dhe regjisor Jahi Jahiu.
Festivali ka karakter garues dhe prezantimet muzikore do të vlerësohen nga juria e përbërë nga: Sami Piraj, Isa Jakupi, Izet Kallaba, Zia Aliu dhe Jahi Jahiu.
Sponzor gjeneral i festivalit është pronari i kompleksit “Vali Ranç” z. Fehmi Fetahu i bashkëndihmuar edhe nga donatorë tjerë privatë nga rrethi i Gjilanit. Sponzorimin medial e ka marrë përsipër Radiotelevizioni 21.
Me këtë rast drejtori i festivalit z. Nazim Gagica falënderoi publikun e pranishëm dhe bëri të ditur se ky festival është i njëmbëdhjeti me radhë dhe se fillimin e ka që nga viti 1991 dhe synon paraqitjen e vlerave atdhedashëse dhe liridashëse. “ Ky festival kishte një pauzë disavjeçare dhe tani po e rifillojmë në 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, pikërisht në Ditën ndërkombëtare të muzikës, dhe zgjedhja për të bërë këtë festival në këtë ambient ka dy arsye: e para, për shkak të kreativitetit dhe inovacionit për t’iu ikur shabloneve të përditshme të manifestimeve, dhe e dyta -“Vali ranç” është mbështetësi kryesor i këtij festivali”. Në vazhdim ai bëri të ditur se në këtë festival do të prezantohen ansamblet më reprezentative të të gjitha trojeve shqiptare dhe se që nga viti i ardhshëm festivali “Gurra popullore” do të quhet “Festivali ndërkombëtar i ansambleve” .
© albinfo.ch
Me nga një fjalë përshëndetëse festivalin dhe të pranishmit i përshëndetën z. Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit komunal të Gjilanit, Jehona Shyti, në emër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Ahmet Isufi, i cili edhe bëri hapjen solemne të festivalit. Ai me k]t] rast u shpreh: “Në popull kanë thënë se gurra mund të mos rrjedhë, por pikon, kështu që festivalet tona, pavarësisht kushteve që ka përjetuar populli ynë nuk është ndalur dhe se edhe kjo mbrëmje e sontme tregon se gurra kurrë nuk ndalet. Më lejoni që në këtë 100-vjetor të shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë, në përvjetorin dhe në qershorin e madh të Lidhjes së Prizrenit, në vazhdimësi të luftave çlirimtare dhe sakrificave të popullit tonë, të cilat janë përcjellë në vazhdimësi me këngë, kanë treguar shpirtin e madh krijues të një populli i cili nuk ndalet, por shkon drejt gjallërimit, shkon drejt kultivimit të kulturës së madhe që e kemi ne si komb…”
Në natën e parë të festivalit me këngë dhe valle të zgjedhura u paraqitën ansamblet: „ Gurra“ nga Gjilani, „Hajdar Dushi“ nga Gjakova, “Trad folk” nga Tirana, “Hasan Prishtina” nga Vushtrria dhe “Agimi” nga Prizreni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











