Kosova
Në Viti gjenden emrat e tre personave të vdekur në listat e votuesve
Në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Komunën e Vitisë, janë evidentuar tre emra të personave të vdekur në listat e votuesve.
Kjo është vënë re nga votues familjarë të të ndjerëve. Hasan Saqipi thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.
“Që të tre familjarët kanë vdekur në spital dhe përkundër se kemi bërë ankesë, emrat e tyre nuk janë larguar”, ka thënë Saqipi për RTV Dukagjini.
Një gjë e tillë u vërtetua edhe nga menaxheri i qendrës Nijazi Lutfiu.
“Procesi i votimit ka shkuar me rregull, e edhe pajisja me materialet e nevojshme. Është një rast ku është raportuar se janë parë emra të familjarëve të vdekur”, ka deklaruar Lutfiu.
Në Komunën e Vitisë, Qendrat e Votimit janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane














