Shkurt.ch
Në vitin 2050 shkalla e të vdekurve në trafik zbret në zero?!
Kur të mblidhen të gjithë shkaktarët dhe të merren masat kundër tyre, sipas planit tejet ambicioz të BE-së, në vitin 2050 shkalla e vdekshmërisë në komunikacion duhet të zbritet në zero.
Brenda vitit në Evropë humbin jetën rreth 30 mijë veta në aksidentet në komunikacion. rreth 3 mijë prej tyre vetëm në Gjermani.
Këto shifra janë tepër të larta për Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye është duke u menduar për masat që duhen ndërmarrë deri në vitin 2050 për të reduktuar ato.
Në një kongres ndërkombëtar që ka mbajtur në Berlin Komisioni Evropian ekspertët përkatës kanë propozuar masat që, sipas tyre do të ulin numrin e të vdekurve në komunikacion në drejtim të zeros.
Masat drejtohen para së gjithash në faktorin njeri, gjegjësisht te pjesëmarrësit në komunikacion. Sepse, sjelljet njerëzore janë shkaktarët më të shpeshtë të fatkeqësive. Kështu, fjala vjen, rrezikshmëria është dukshëm më e madhe kur është në veprim alkooli ose droga. Te personat që kanë konsumuar drogë, rrezikshmëria për të shkaktuar aksident vdekjeprurës është 25 herë më e lartë se te ata që nuk kanë konsumuar. Ndërsa personat që kanë konsumuar drogë dhe alkool në të njëjtën kohë, janë për 35 herë më shumë të rrezikuar nga aksidenteti, shkruan focus.de
Tejkalimi i shpejtësisë është faktori tjetër që shton rrezikshmërinë në komunikacion. Rreth 50 për qind të shoferëve ngasin veturat më shpejtë se që lejohet. Për këtë arsye, duhet bërë shpeshtimi shumë më i madh i masave të kontrollimit të shpejtësisë në krtahasim me atë që praktikohet aktualisht. „Vetëm ata që dënohen, e disiplinojnë veten për të mos ngarë shpejt“, thonë ekspertët.
Kur të mblidhen të gjithë shkaktarët e përmendur dhe të merren masat kundër tyre, sipas planit tejet ambicioz të BE-së, në vitin 2050 shkalla e vdekshmërisë në komunikacion duhet të zbritet në zero.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X Partia Socialiste Zvicerane thotë se do të paraqesë një mocion parlamentar mbi këtë temë nëse qeveria... -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën -
Aldi do të mbyllë disa dyqane













