Tematike
Në Vjenë themelohet Shoqata e Miqësisë Austri – Kosovë
Në Vjenë të Austrisë të mërkurën, në praninë e shumë pjesëmarrësve austriakë dhe kosovarë, u themelua Shoqata e Miqësisë Austri – Kosovë. Gjatë themelimit të kësaj shoqate u kërkua që të këtë lidhje dy palëshe dhe ta ndihmojnë të forcohet shtetin e Kosovës edhe me shtete të tjera.
Kryetar i shoqatës u zgjodh Lukas Mandl, i cili vjen nga partia e ÖVP-së. “Një Republikë evropiane e Kosovës është në interes të njerëzve në Kosovë dhe në Evropë”, tha Mandl. “Ia vlen të punohet për këtë”, raporton albinfo.ch.
Të pranishmit në konferencë përmes një videoincizimi i ka përshëndetur edhe raportuesja për Kosovën dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.
Në fjalimin e saj ajo edhe një herë ka uruar shtetin e Kosovës për të arriturat e ditëve të fundit në arenën ndërkombëtare, siç janë: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Asocimit si bazë e parë kontraktuale me BE-në, rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën si dhe anëtarësimi i Kosovës në Federatat e Futbollit në UEFA dhe FIFA, e cila u mundëson ekipeve kosovare dhe përfaqësueses së Kosovës për të marrë pjesë në garat evropiane dhe botërore. “Kosova ka bërë avancim të madh ditët e fundit. Jam shumë e lumtur për rekomandimin e dhënë për heqjen e vizave dhe që tutje kosovarët të mos presin para ambasadave për marrjen e vizës. Po ashtu uroj që Kosova jo vetëm të jetë pjesë e kompeticioneve në kampionatet evropiane dhe botërore të futbollit, por pse jo edhe të jetë fituese e ndonjërës prej këtyre garave. Këto rezultate i kanë dhënë qytetarëve të Kosovës më shumë besim se rruga e tyre drejt BE-së është në të vërtetë e mundshme dhe reale”, u shpreh ajo, njofton albinfo.ch.
Përveç të tjerëve, në këtë konferencë foli edhe Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, i cili ofroi mbështetjen e tij të parezervë për shoqatën, si dhe themelimin e saj e konsideroi si një hap të rëndësishëm drejt thellimit e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.
Në rangun e Qeverisë së Kosovës, mysafir ishte zëvendësministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi. Ai gjithashtu tregoi se Kosova është duke bërë hapa të mëdhenj drejt BE-së.
Shoqata e miqësisë do të jetë një ombrellë për partnerët e të gjitha kombeve. Shoqata do të këshillohet për aktivitetet e saj edhe nga ish-zëvendëskancelari dhe eksperti i Ballkanit, Erhard Busek, pastaj nga ish-eurodeputeti Hannes Swoboda, si dhe nga komandanti i Brigadës Ushtarake të Austrisë, Johann Luif, i cili një vit ishte ndihmës komandant i trupave mbrojtës të KFOR-it në Kosovë.
Sekretar gjeneral i kësaj shoqate është zgjedhur Arbër Marku, ndërsa pjesë të bordit të saj janë edhe Kujtim Dobruna si dhe Alush Gashi.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025










