Lajme
Në Zagreb u festua Dita e pakicave kombëtare
Shqiptarët u prezantuan denjësisht
Në Zagreb u organizua Festa tradicionale e Ditës së Pakicave Kombëtare, nën kujdesin e Këshillit të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit, në bashkëpunim me të gjitha këshillat dhe përfaqësitë e e pakicave, përfshirë dhe pakicën shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ambasada iu bashkua me kënaqësi festimeve të kësaj dite të veçantë, në të cilën pakica shqiptare u prezantua denjësisht përmes një Programi artistik nga grupi vokal-instrumental i Shoqatës Kulturore Migjeni nga Ljubljana, ku nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare kënduan e kërcyen fëmijët e talentuar, të zbukuruar me veshjet tona kombëtare.
Gjithashtu, pakica shqiptare kishte përgatitur edhe stendën me libra, revista e materiale promovuese, e cila shkëlqente nga punimet e qëndisura me dorë me motive tona si dhe punime të nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe, ndërsa vizitorët e shumë të stendës shijuan gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër
















