Shkurt.ch
Në Zvicër, 5.1% të papunësuar*
Në këtë kategori, Zvicra deri në vitin e kaluar zinte vendin e tretë në Evropë, pas Islandës dhe Norvegjisë, ndërsa bazuar në tremujorin e parë të këtij viti ajo është e pesta
Në Zvicër, si rezultat i tronditjes që shkaktoi vitin e kaluar ndryshimi i kursit të frangut, është shënuar një rritje e përqindjes së të papunëve. Në tremujorin e parë të këtij viti Zvicra ka 5.1 të papunësuar, që është dukshëm mbi kuotën e shënuar në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar, kur 44.4% të popullatës së aftë për punë llogariteshin si të papunë, shkruan srf.ch.
*Duhet sqaruar këtu se kjo përqindje përfshin njerëzit që aktualisht nuk kanë punë dhe ajo ndryshon nga kategoria e të papunëve që janë paraqitur në entet për ndërmjetësim pune, transmeton albinfo.ch. Kjo shkallë përdoret më tepër për të bërë krahasimet në mes të shteteve të ndryshme, pasi që konsiderohet si papunësi efektive.
Ndërkaq shkalla e të regjistruarve në entet e punës është dukshëm më e ulët, rreth 3.4%.
Në këtë kategori, Zvicra deri në vitin e kaluar zinte vendin e tretë në Evropë, pas Islandës dhe Norvegjisë, ndërsa bazuar në tremujorin e parë të këtij viti ajo është e pesta. Para saj janë edhe Islanda, Gjermania, Çekia dhe Malta.
Për herë të fundit shkalla prej 5.1% e papunësisë në Zvicër ishte shënuar në tremujorin e parë të vitit 2010.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











