Lajme
Në Zvicër nuk ka infeksione të konfirmuara me koronavirus
Gripi sezonal mund të jetë gjithashtu shkak për rastet e dyshuara si infektime me koronavirus, ka thënë zëdhënësi i BAG, Daniel Dauwalder
Deri më tani nuk raportohet për asnjë infeksion të konfirmuar me virusin e ri koronavirus në Zvicër, ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA
Gripi sezonal mund të jetë gjithashtu shkak për rastet e dyshuara si infektime me koronavirus, ka thënë zëdhënësi i BAG, Daniel Dauwalder, transmeton albinfo.ch. U takon mjekëve dhe spitaleve të sqarojnë nëse një pacient me simptoma të gripit duhet të testohet edhe për virusin e ri.
Faktor vendimtar për të bërë testime të tilla është nëse personat konkretë kanë qenë në Kinë dhe veçanërisht në Wuhan apo nëse kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina, shpjegon më tutje Dauwalder. Mjekët gjithashtu duhet të vendosin vetë nëse personat e dyshuar duhet të karantinohet dhe nëse duhet të ekzaminohen të afërmit e tyre.
Në fillim të javës, BAG ka shtrënguar detyrimin e raportimit për rastet e dyshuara me virusin e ri kinez, përcjell albinfo.ch. Mjekët dhe laboratorët tani duhet të raportojnë në kantone dhe në Qeverinë Federale për rastet e dyshuara me infeksion, brenda dy orësh.
Mbrëmë, (e dielë) është raportuar se dy persona ishin duke u trajtuar në Spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut, për të cilat nuk mund të përjashtohet se janë të prekur nga sëmundja e re e mushkërive, transmeton albinfo.ch.
Kjo ishte konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut: “Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli, të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë. Dy personat në fjalë janë në karantinë për shkak se koronavirusi mund të jetë shkaku i simptomave të tyre krahas patogjenëve të tjerë konvencionalë.
Spitali i Qytetit Triemli është i përgatitur mirë dhe posaçërisht ka përvojë në trajtimin e pacientëve që mund të jenë bartësit e një patogjeni të ri, të panjohur më parë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











