Shkurt.ch
Në Zvicër jetojnë 111.944 shtetas të Kosovës
Migrimi i të huajve ka shënuar rënie prej 3.4% në mes të janarit dhe marsit 2017. Në të njëjtën kohë edhe braktisja e Zvicrës ka shënuar rënie prej 4.6%
Migracioni “neto” në Zvicër (që do me thënë numri që mbetet pasi të hiqet pjesa e atyre që e kanë lëshuar vendin) gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shënuar një rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu, “saldoja” e migrimit gjatë këtyre tre muajve të fundit ishte 14635 persona, që është për 2.6% më pak se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). 68 për qind të të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër, janë nga shtetet anëtare të BE-së dhe EFTA-s.
Migrimi i të huajve ka shënuar rënie prej 3.4% në mes të janarit dhe marsit 2017, shkruan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë edhe braktisja e Zvicrës ka shënuar rënie prej 4.6%.
Rezultati që del nga këto dy ndryshime e jep përqindjen e përmendur 2.6% neto të uljes së trendit të migrimit. Ndërsa te shtetasit e BE/EFTA-s rënia është dukshëm më e madhe, 13% dhe numri ka rënë në 8556, që është vlera më e ulët në dhjetë vitet e fundit. Nga ana tjetër, te të huajt e vendeve të treta, kemi një saldo prej plus 17.4%.
Në periudhën e përmendur, në Zvicër për të punuar kanë migruar 33.004 shtetas të vendeve të BE/EFTA-s. Kjo është për 1% më shumë se në marsin e vitit 2016. Por në periudhën e njëjtë në Zvicër kanë migruar 10434 veta në kuadrin e bashkimit familjar (4.1% më pak se një vit më parë). 21.3% të tyre ishin pjesëtarë të familjeve të zviceranëve.
Në fund të muajit mars në Zvicër jetonin 2 milionë e 37955 të huaj. 1 milion e 395.523 prej tyre ishin qytetarë të BE/EFTA-s dhe 642432, të shteteve të treta.
Numrin më të madh të të huajve, me 319.008 banorë ose15.7% të numrit të përgjithshëm vazhdojnë ta bëjnë shtetasit italianë. Menjëherë pas tyre, me 305.201 (15%) vijnë gjermanët, e pas tyre portugezët me 269.880 ose 13.2%, shkruan albinfo.ch. Në vendin e katërt, me 128.200 (6.3%) vijnë francezët ndërsa kosovarët janë të pestët, me 111.944 banorë. Siç dihet tashmë, statistika njeh vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo edhe atë etnike. Në këtë mënyrë, në këtë listë nuk përfshihen shqiptarët si etni. Ndryshe, kur dihet se nga 65.525 (3.2%) shtetasit e Maqedonisë, sa figurojnë në këtë statistikë, rreth 90 % janë shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dilnin në vendin e katërt, pa llogaritur numrin e madh që tashmë ka pasaportüen zvicerane.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










