Lajme
Në Zvicër jetojnë rreth 1600 persona mbi njëqindvjeçarë
Midis 1500 dhe 1600 veta më të vjetër se njëqind vjeç jetojnë në Zvicër. Sipas Zyrës Federale të Statistikave vetëm një në pesë prej tyre është i gjinisë mashkullore
Nga 1950 deri në 2010, numri i qindvjeçarëve dhe të moshuarve në Zvicër pothuajse është dyfishuar çdo dhjetë vjet. Ndërsa, nga 2012 numri ka mbetur i qëndrueshëm, shkruan srf.ch.
Statistikat aktuale nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) i referohen vitit 2018 – dhe zhvillimeve deri atëherë. Në atë vit, në Zvicër kanë jetuar 1572 persona njëqind e më shumë vjeçarë, transmeton albinfo.ch. Më e vjetra prej tyre, në fund të vitit 2018 ishte 110 vjeçe.
Diferenca të mëdha kantonale
Në Zvicër ka mesatarisht 18 persona njëqind vjeçarë ose më të vjetër, në 100.000 banorë. Mirëpo, këtu ka dallime të konsiderueshme kantonale: Shumica e njerëzve nga kjo grupmoshë jetojnë në kantonet: Basel-Stadt, Jura dhe Tiçino. Në kantonet e përmendura, ka 38, 35 dhe 33 njerëz “shekullorë” për 100.000 banorë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kuotat janë më të ulëtt në kantonet Aargau dhe Obwalden, me dhjetë gjegjësisht tre njerëz njëqind e më shumë vjeçarë për 100.000 banorë.
Siç mund të merret me mend për këto mosha të shtyra, shumica e madhe, përkatësisht 82 për qind të qindvjeçarëve- janë të ve ose të veja. Vetëm katër për qind janë çifte të martuara, transmeton albinfo.ch. Nëntë për qind kanë qenë beqarë gjatë gjithë jetës, dhe pesë për qind janë të divorcuar.
Rritja e jetëgjatësisë dhe “rekordi” i Shqipërisë
Ndërkombëtarisht, përqindja e njëqindvjeçarëve dhe të moshuarve të tjerë në Zvicër është rreth mesatares. Vlera të ngjashme me Zvicrën ka në Gjermani, Hungari dhe Danimarkë.
Sipas BFS, numrin më të madh të njëqind e më shumë vjeçarëve në 100.000 banorë e kishte Shqipëria. Por, sipas kësaj statistike del një numër i pabesueshëm: 845 në 100,000 banorë! Sigurisht, një numër kaq i madh nuk mund të jetë real, shkruan albinfo.ch. Ky numër duhet të ketë dalë si rezultat i mos azhurnimit të statistikave, sepse nuk ka mundësi që në Shqipëri të ketë 40 fish më shumë mbi 100 vjeçarë se në Zvicër ose në botë, në përgjithësi.
Numër po ashtu shumë të lartë të “centenarëve”, 213 në 100.000 banorë ka, sipas BFS edhe Turqia, ndërsa në Greqi jetojnë 87 të tillë në 100.000 banorë.
Sipas BFS-së, numri i qindvjeçarëve dhe më të moshuarve në Zvicër pritet të rritet gjatë dekadave të ardhshme për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, përcjell albinfo.ch. Vlerësohet se një në katër nga vajzat e lindura në vitin 2018 dhe një në gjashtë djem do të jetojnë 100 ose më shumë vjet.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














