Shkurt.ch
Në Zvicër ka mungesë të rezervave të gjakut
Grupet më të kërkuara të gjakut janë ato me faktor RH negativ
Rezervat e gjakut në Zvicër në kohën para sezonit të pushimeve verore janë afër shterrimit. Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) që është përgjegjës për grumbullimin e rezervave të gjakut kërkon nga popullata e Zvicrës që të mobilizohet më tepër në dhurimin e gjakut. Grupet më të kërkuara të gjakut janë ato me faktor RH negativ.
Faktin se mungesa e gjakut është paraqitur që në muajin qershor, SRK e shpjegon me motin e ngrohtë veror që ka mbretëruar dhe në lojüerat atraktive të futbollit që janë treguar deri më tash gjatë Kampionatit Botëror Braziki 2014.
Nevojat për rezerva të prodhimeve të gjakut gjatë vitit të kaluar patën shënuar rënie. Ndërkaq, në pranverën e sivjetme shërbimi i grumbullimit të gjakut pati kumtuar se rezervat e gjakut aktualisht tepronin. Mirëpo, në të njëjtin njoftim qe paralajmëruar po ashtu se priten mungesa gjaku që mund të paraqiten në sezona të caktuara.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”









