Shkurt.ch
Në Zvicër kthehen më pak se 10% të refugjatëve të dëbuar
Nga ana tjetër, sa u përket të dëbuarve në vendet e Dublinit, në Gjermani kthehen sërish 30 deri 40 për qind të tyre
Po u krahasua gjendja me Gjermaninë, vetëm një numër i vogël i azilkërkuesve të dëbuar kthehen sërish në Zvicër. Sipas ministres federale të drejtësisë, Karin Keller-Sutter, kuota e kthimit te të ashtuquajturat “raste të Dublinit” është më e ulët se 10 për qind, shkruan sda.ch.
Në dy vitet e fundit, në Zvicër janë kthyer sërish 328 persona që më parë ishin dëbuar nga Zvicra, ka pohuar të hëenën ministrja Sutter në seancën e pyetjeve në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ajo i është përgjigjur kështu pyetjes së deputetes nga SVP, Barbara Steinemann. Sipas saj, gjatë po kësaj periudhe kohore Zvicra ka dëbuar 4057 azilkërkues në shtete të ndryshme, anëtare të Marrëveshjes së Dublinit.
Nga ana tjetër në Gjermani kthehen në vend një e treta deri gjysma e të gjithë refugjatëve të dëbuar. Ndërkaq, sa u përket të dëbuarve në vendet e Dublinit, në Gjermani kthehen sërish 30 deri 40 për qind të tyre.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













