Lajme
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë
Pasagjerë të padisiplinuar, 2 mijë raste në fluturime gjatë 2025
Gjatë vitit 2025 është regjistruar një rritje e madhe e incidenteve me pasagjerë problematikë në bord të linjave ajrore që operojnë në Zvicër, përfshirë SWISS, Edelweiss dhe EasyJet Switzerland, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 2,021 raste, që përbën një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke shënuar një rekord të ri.
Sjelljet e papërshtatshme variojnë nga fyerje verbale ndaj ekuipazhit, deri te akte dhune dhe ngacmime seksuale. Gjithashtu, shumë pasagjerë shpërfillin udhëzimet e sigurisë të stafit, shkelin ndalimin e duhanit dhe rregullat për konsumimin e alkoolit.
Zyra Federale e Aviacionit Civil (FOCA) ka shqiptuar 166 gjoba, me vlera nga 400 deri në 1,000 franga zvicerane. Megjithatë, autoritetet theksojnë se identifikimi i shkelësve që jetojnë jashtë vendit e bën ndjekjen ligjore dukshëm më të vështirë. /Albinfo/ch
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt Rregullat e reja për dhurimin e gjakut dhe testimi vjetor i sistemit kombëtar të alarmit janë... -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor -
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?













