Lajme
Në Zvicër, vaksinimi me “Moderna” mund të fillojë në mars 2021
BAG dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF) tani do të shqyrtojnë rezultatet më në detaje
Vaksina kundër Covid-19, tashmë e proklamuar si 94.5% e efektshme, e prodhuar nga kompania amerikane “Moderna” mund të jetë e disponueshme në Zvicër në gjysmën e parë të vitit 2021.
BAG dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF) tani do të shqyrtojnë rezultatet më në detaje, shkruan 20 minuten.ch. Procesi i miratimit tashmë është duke u zhvilluar.
Madje, nëse gjithçka shkon mirë, vaksinimi në Zvicër mund të fillojë në mars të vitit 2021.
Ndërkohë që Swissmedic po mban një qëndrim të rezervuar, shefi evropian i Moderna Dan Staner është më specifik.
Ai në një intervistë me CH Media, ka thënë se supozon që “vaksinat e para do të dorëzohen në Zvicër në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, përcjell albinfo.ch. Natyrisht, nën supozimin se mRNA-1273 do të jetë aprovuar për Zvicrën.
“Moderna” më parë kishte paraqitur të dhëna premtuese për vaksinën e saj kundër koronavirusit, gjë që kishte bërë bujë të madhe në mediat botërore kur ishte publikuar lajmi përkatës, transmeton albinfo.ch.
Përgjegjësit amerikanë për prodhimin e kësaj vaksine kanë thënë se ajo është 94.5 për qind e efektshme.
Në rast se “Moderna” fiton, vaksina do të prodhohet edhe në Zvicër, në Kantonin Valis. Në Visp të Valisit, furnizuesi farmaceutik Lonza do të prodhojë përbërësin aktiv për vaksinimin, në emër të kompanisë “Moderna”.
Një linjë prodhimi përkatëse është në ndërtim e sipër, përcjell albinfo.ch. Prodhimi në Visp mund të fillojë në shkurt 2021.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












