Futboll
Nedim Bajrami, afër transferimit te Rangersi
Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka bërë të ditur se Nedim Bajrami është afër që t’i bashkohet Rangersit skocez për 4 milionë euro.
“Po finalizohet marrëveshja, por asgjë nuk është e kryer. Po punojmë në atë aspekt. Mendoj se do të arrijmë marrëveshje së shpejti”, ka thënë drejtori i Sassuolos, Carnevali, për “Sky Sport Italia”.
Ish-mesfushori i Empolit u transferua te Sassuolo në janar të vitit 2022.
25-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë, u paraqit në tri ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual për Sassuolon.
Bajrami i ka 10 gola të realizuar e 11 asistime në 100 paraqitje në Serie A me Sassuolon e Empolin.
Rangersi do të luajë në Ligën e Evropës në edicionin 2024/2025.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












