Kosova
Negative: Nuk ka koronavirus në Kosovë
Ajo ishte kthyer nga pushimet në Itali, por analizat kanë dalë negative
Ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se një grua u prek nga koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja.
U dyshua se një grua rreth të 30-ve u kthye në Kosovë pas disa ditësh pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.
Por, në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, rezultatet për këtë rast kanë dalë negative.
Sipas IKSHP-së, pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin, përcjell albinfo.ch.
“SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV”, deklaron IKSHP-ja.
Sipas tyre, ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.
Ndërkohë, komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













