Shqipëria
Nëna dëbohet pa u përshëndetur me fëmijët e saj
Cile Precetaj, 46 vjeç, u arrestua pak kohë më parë kur ajo aplikoi për një leje qëndrimi, gjatë një vizite rutinë mujore në zyrën e Detroit ICE, më 26 prill
Një nënë e martuar me tre fëmijë me shtetësi amerikane dhe asnjë rekord kriminal u dëbua të mërkurën për në Shqipëri dhe bashkëshorti tha se asaj nuk iu dha shansi për t’i thënë as “mirupafshim” familjes së saj.
Cile Precetaj, 46 vjeç, u arrestua pak kohë më parë kur ajo aplikoi për një leje qëndrimi, gjatë një vizite rutinë mujore në zyrën e Detroit ICE, më 26 prill, shkruan ‘tvklan.al’.
Bashkëshorti i saj, Pete Gojcaj deklaroi se, atij iu tha se do të lajmërohej nëse gruaja do të largohej nga vendi.
“Fëmijët e mi janë të shkatërruar. Ata nuk mund të ndalojnë së qari”, tha Pete Gojcaj në “Detroit Free Press” të enjten. “Fëmijët e mi janë të traumatizuar”, përcjell albinfo.ch.
Pete thotë se gruas së tij nuk iu dha mundësia t’i thoshte mirupafshim atij ose fëmijëve të tyre dhe ai mësoi për largimin e saj kur e telefonoi nga Gjermania mëngjesin e së enjtes, duke i thënë se ajo ishte rrugës për në Shqipëri me dy agjentë të ICE (Zyra e Emigrimit).
Megjithatë, Khaalid Walls nga zyra e ICE në Detroit tha për “DailyMail” se familja në të vërtetë ishte njoftuar se ajo do të deportohej.
“Familja u njoftua për disa ditë para deportimit të saj dhe kishte dorëzuar valixhen dhe sendet e saj personale te Zyra e Emigrimit”.
Fëmijët e tyre janë të moshave 8, 10 dhe 16 vjeç. Cile aplikoi për azil në vitin 2000, duke thënë se kriminelët e rrezikshëm në Shqipëri donin ta rrëmbenin dhe ta kthenin atë në prostitutë.
“Unë dua që njerëzit të luten për ne”, tha Cile në një intervistë telefonike për “Free Press” përpara se të deportohej.
“Kurrë nuk kemi bërë ndonjë krim. Ne kemi ardhur këtu për një jetë më të mirë dhe për një edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është e vetmja arsye pse jemi këtu dhe i lutem Zotit që të funksionojë”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve










