Shkurt.ch
Nëna lind foshnjën në mes të rrugës!
Vetë e ëma, pasi që e ka lindur, e ka dërguar foshnjën në ambulancë. Pas kësaj, shërbimi i shpëtimit i ka dërguar ë dytë në spital
Në Rüti të Cyrihut një grua ka sjellë në jetë fëmijë e saj në mes të rrugës! Fëmija ka ardhur plotësisht në befasi. Vetë e ëma, pasi që e ka lindur, e ka dërguar foshnjën në ambulancë. Mjekja u ka dhënë ndihmën e parë nënës dhe foshnjës dhe pastaj ka alarmuar shërbimin e shpëtimit.
Ai ka ardhur pastaj me dy makina – njërën për nënën dhe tjetrën për foshnjën. Por ndërkaq foshnja është dashur të transportohet për në spital me helikopterin e ndihmës së shpejtë Rega, ndërsa nëna, me autoabulancë. Sipas përshtypjes së parë të personelit shëndetësor të dy janë në gjendje të mirë shëndetesore, shkruan news.ch.
Edhe për një shpëtimtar profesional si z. Wagner, që punon prej 18 vitesh në këtë shërbim, një rast si ky ka qenë krejtësisht i veçantë. Ai nuk ka përjetuar deri më tash diçka të tillë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













