Kosova
Nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave
Pas miratimit përfundimtar në Strasburg sot është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili mundëson qytetarëve lëvizje të lirë në Zonën Schengen, duke nisur nga janari i vitit 2024.
Ky akt u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për media dolën euro-deputeti njëherësh raportuesi për Kosovën në çështjen e vizave, Thijs Reuten dhe zëvendëskryeministri për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.
Euro-deputeti theksoi se me këtë vendim i vjen fund padrejtësisë ndër vite ndaj Kosovës.
“Bashkimi Evropian duhet të merren me aplikimin e Kosovës për anëtarësim me të njëjtin dedikim dhe thellësi dhe shpejtësi të njëjtë sikur kemi bërë me aplikime të tjera. Sa i përket pesë vendeve që ende nuk e njohin formalisht Kosovën, besoj se ky hap që po e bëjmë tash dhe përpjekjet që janë bërë për normalizimin e marrëdhënieve, janë sinjale edhe për këto vende që të lëvizin drejtë njohjes formale”.
Kurse, Bislimi tha se Kosova është e gatshme për hapat vijues për integrim në Bashkim Evropian.
“Jemi të gatshëm për hapin vijues. Marrëveshja e fundit midis Kosovës dhe Serbisë fillon me paragrafin ku dy vendet e njohin njëri tjetrin si partner të barabartë. Kjo do të duhej të përdoret si pikë fillestare, si palë të barabarta që të ecim parapara në procesin e euro integrimit. Duam të shohim të njëjtin frymë edhe për aplikimin tonë në Këshillin Evropës por edhe për aplikimin për statusin e vendit anëtar”.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











