Kosova
Nënshkruhet kalendari i përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, në Tiranë nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor.
Përmes këtij bashkëpunimi, dy vendet janë pajtuar për përfshirjen e aktiviteteve kulturore në një kalendar të përbashkët.
Aktivitetet dhe bashkëpunimet do të jenë nga fushat e artit aplikativ dhe skenik, në fushën e bibliotekave, në fushën e filmit, të trashëgimisë, aktivitete për fëmijë dhe të rinj si dhe shënimin e 20-vjetorit të luftës së Kosovës.
Nënshkrimin e këtij kalendari ministri Kujtim Gashi e ka cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme për botën kulturore shqipfolëse.
“Është një ditë shumë e veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë. Nënshkrimi i kalendarit vjetor kulturor po hyn në vitin e gjashtë radhazi. Ky akt e mundëson zhvillimin e aktiviteteve për këtë vit, i cili do të sjell bashkëpunime dhe përvoja të reja për Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë ministri.
Ndërsa ministrja Margariti tha se kultura i ka kapërcyer kufijtë mes këtyre dy shteteve.
“Kufijtë, kultura i ka kapërcyer shumë shpejt dhe aktivitetet janë vetëm një pikë, kontakte të vazhdueshme por që jemi të sigurte se do ketë edhe të tjera. Kjo traditë ka dëshmuar se po fton gjithnjë e më tepër të tjerë njerëz. Jam krenare që me homologun tim kam ndarë edhe ide të tjera në vazhdim”, ka thënë Margariti, përcjell albinfo.ch.
Bashkëpunime do të kenë dy Galeritë Kombëtare të Artit, ku do të realizohen ekspozita arti në Kosovë dhe në Shqipëri.
Gjithashtu, sivjet kalendari parasheh organizimin e aktiviteteve të operatorëve të pavarur të cilët ka mbështetur Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












