Lajme
Nënshkruhet marrëveshje për demarkacion
Republika e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e demarkacionit edhe me Malin e Zi, pasi që nënshkroi në Vjenë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror
Përkundër protestave të banorëve të Rugovës dhe kundërshtimit të opozitës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, e kanë nënshkruar në Vjenë, demarkacionin me Malin e zi, bazuar në vijat administrative të vitit 1974.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq. Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes përsëriti se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, tha ai.
Ndërsa sëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, u shpreh se marrëveshja është shembull për rajonin dhe vlerësoi se është bërë në prag të Samitit të Vjenës, si konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Thaçi nënvizoi se Kosova tanimë ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani edhe me Malin e Zi dhe shprehu shpresën se së shpejti do të përmbyllet edhe me Serbinë.
Në anën tjetër, qindra qytetarë kanë protestuar sot në Pejë, kundër demarkacionit me Malin e Zi. Ata kanë mbajtur të bllokuar rrugën në drejtim të Kullës, duke kërkuar nga Qeveria që mos ta marrë për bazë kushtetutën e vitit 1974, e cila ia falë malit të zi rreth 12 mijë hektarë tokë të Kosovës.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar kundër marrëveshjes për demarkacion, madje ka deklaruar se marrëveshje do të ketë pasoja edhe personale, për ata që e shkruajnë por edhe politike.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











