Kosova

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Osmani

Anëtarët e propozuar nga partitë parlamentare morën zyrtarisht detyrën, duke u zotuar për integritet dhe paanshmëri

Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit nga Presidenca, anëtarët e rinj janë propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe kanë marrë detyrën zyrtarisht përmes ceremonisë së betimit.

Presidentja Osmani u ka uruar suksese anëtarëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në garantimin e proceseve demokratike në vend. Ajo ka vlerësuar se sistemi zgjedhor në Kosovë ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e demokracisë.

Ndërkohë, anëtarët e rinj të KQZ-së janë zotuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre me integritet dhe profesionalizëm.

“Do t’i kryejmë detyrat tona në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në betimin e tyre./Albinfo.ch