Fotolajmi
Nëntë zviceranë ndalohen në Hambourg, pas dhunës gjatë samitit G20
Gjatë skenave të dhunës në marshim të samitit G20 në Hambourg të Gjermanisë, policia i ka ndaluar nëntë shtetas zviceranë. Pesë nga ta janë arrestuar dhe katër të tjerë mbetën nën mbikëqyrje të policisë
Ditët e fundit konfrontime të dhunshme kanë plasur në margjina të samitit G20, i cili u mbajt më 7 dhe 8 korrik në Hambourg, në veri të Gjermanisë.
Ndër personat që janë ndaluar shkaku i dhunës së manifestuesve në Hambourg, ka edhe shtetas zviceranë. Është kjo hera e parë që policia e Gjermanisë pohon se ka edhe helvetë në mesin e të arrestuarve.
Policia nuk ka komunikuar natyrën e akuzave ndaj tyre. Tani për tani, në tërësi 186 persona janë arrestuar dhe 225 janë nën mbikëqyerje.
Qindra policë, të lënduar
Huliganët kanë djegur vetura, kanë dëmtuar dhe kanë plaçkitur dyqane si dhe kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe mbi policë. Forcat e sigurisë kanë përdorur disa herë topat e ujit. Gjatë manifestimeve të shumta afro 500 policë janë lënduar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












