Lajme
Nepal, deri më tani 68 të vdekur, s’ka shpresë për të gjetur të mbijetuar
Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Nepal, deri më tani 68 të vdekur
Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i aeroportit Kathmandu, përcjell albinfo.ch.
Aeroplani ATR 72, që operohej nga Yeti Airlines, kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar.
Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë tym të zi të dendur që dilte nga vendi i rrëzimit, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe njerëzit u mblodhën rreth rrënojave të avionit.
Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.
Nepali e ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka ngritur një panel për të hetuar tragjedinë dhe për të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë A do të ndikojnë çmimet e larta të karburantit të avionëve në udhëtimet ajrore për në... -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën -
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit










