Lajme
Nereida Isufi, shqiptarja finaliste në “Miss New York 2012″
Nereida, e lindur në Tiranë, ka realizuar ëndrrën e saj për t’u ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë
Nereida Isufi është zgjedhur konkurrente finaliste në Miss New York 2012, që do të zhvillohet në datën 14 dhe 15 Janar 2012, në New York. E bukur, inteligjente, energjike, bukuroshja shqiptare synon të marrë kurorën e Miss New York 2012, duke pasur mundësinë të përfaqësojë shtetin e New Yorkut në Miss USA.
Nereida, e lindur në Tiranë dhe me banim prej disa vitesh në Dallas të Texasit, po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj, duke realizuar ëndrrën e saj për t’u ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë. Talentet shqiptarë tashmë kanë dëshmuar aftësitë dhe profesionalizmin e tyre shpesh herë nëpër botë, transmeton Vip.
Sferat e përfaqësimit, ku populli shqiptar ka arritur të prezantojë se ka kualitete të larta, mbeten të shumta. Bukuria e vajzave shqiptare është dëshmuar se është triumfuese dhe më e veçanta në shumë konkurse bukurie. E ndër këto është edhe Nereida, që do të marrë pjesë në konkursin kombëtar të bukurisë i organizuar nga Donald Trump, “Miss New York”, vajza që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në një paradë të shqiptarëve të organizuar në Amerikë. /Albinfo.ch& Koha net/
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025














