Lajme
Nesër, deri në një metër e gjysmë borë në Alpet jugore të Zvicrës
Në Tiçino dhe në Valisin e Epërm niveli i rrezikut, i përcaktuar nga autoritetet, është ngritur në shkallën 4, që nënkupton se ekziston rreziku akut nga ortiqet
Në Alpet zvicerane, në ato jugore, janë shënuar këto ditë reshje të konsiderueshme të borës. Por sipas qendrës meteorologjike Meteonews, të dielën priten reshje edhe më të mëdha, shkruan 20minuten.ch.
Në veçanti kjo ka të bëjë me pjesën e Valisit të epërm (Oberwallis), Tiçinon dhe zonën rreth Simplon-it, transmeton albinfo.ch. Madje sipas Roger Perrot nga Meteonews, pritet që bora e re që do të bjerë të dielën të arrijë trashësinë deri në 1 metër e gjysmë.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, në Alpet Jugore pritet të rritet edhe rreziku nga ortiqet e borës. Për këtë arsye në Tiçino dhe në Valisin e Epërm niveli i rrezikut, i përcaktuar nga autoritetet, është ngritur në shkallën 4, që nënkupton se ekziston rreziku akut nga ortiqet.
Ndërkohë, në anën veriore të Apleve kanë munguar reshjet në tërësi, përcjell albinfo.ch. Sipas Perret, në lindje të vendit mbretërojnë temperatura të buta prej rreth 10 gradësh, me re dhe diell, që nesër pritet të rriten edhe më shumë. Ai thotë se ky mot nuk është i përshtatshëm për sportet dimërore, në asnjërën pjesë të Zvicrës. Kjo për shkak të erërave të forta që priten të fryjnë në male.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














