Kosova
Nesër, në18 komuna të Kosovës votohet për kryetarë të rinj
Votojnë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor për proces e votimit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e sotme, përveç përgatitjeve për balotazh, anëtarët e KQZ-së, paraqitën edhe disa shqetësime në lidhje me siç thanë ata, votimin me asistencë, raporton rtklive.com.
“Refuzimi i disa zyrtarëve këtu për me zbatu ligjin e për qëllim e ka për me orkestru një proces zgjedhor qysh e kanë orkestru ‘votimin me asistencë” në rundin e parë, besa edhe në zgjedhjet parlamentare, po del që është një specialitet i dikujt me vjedh vota dhe vullnetin e qytetarëve. Votimi me asistencë është paraparë me ligjin e vjetër. Me ligjin e ri është hequr qëllimshëm për shkak të nivelit të lartë të keqpërdorimit të kësaj forme të votimit”, ka thënë Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Në çështjet te prokuroria nuk dhezin tek unë. Edhe unë e ftoj prokurorinë të tregoj se kush po merret me këto shkelje. Këshillat e vendvotimeve e kanë për obligim edhe me ruajt integritetin e procesit por edhe me iu mundësu çdo kategorie të shoqërisë tonë me ushtru të drejtën e tyre për të votuar. Natyrshëm duke u bazuar edhe në rregulla edhe në ligj. Nëse i referohemi ligjit i cili flet për aftësi ose pa aftësi e një qytetari për të votuar, një qytetar i cili është i paaftë për të votuar ose për të shënuar në fletëvotim është edhe një qytetar i cili nuk di shkrim- lexim. Unë nuk po kërkoj asgjë tjetër, mirëpo ne si institucion se çfarë dokumenti duhet me pas për me dëshmu që një person x-y personi është analfabet”, ka thënë Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se çdo votim me asistencë duhet të dëshmohet me dokumentacion zyrtar.
“Çdo votim me asistencë duhet të dëshmohet përmes dokumenteve të lëshuara nga institucioni përkatës. Për të votuar me asistencë, votuesit i lejohet votimi me asistencë, por nevoja e veçantë dëshmohet përmes dokumentit përkatës”, ka thënë Buzhalla.
Komunat ku nesër do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
KQZ po ashtu bëri të ditur se ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët e vëzhguesit, për raportim të parregullsive dhe për të kërkuar informacione apo udhëzime për procesin e votimit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











