Kosova
Nesër nis numërimi i mbi 2 mijë votave nga diaspora
Të dielën më 14 nëntor, qytetarët e 21 komunave i’u drejtuan për herë të dytë kutive të votimit ku zgjodhën kryetarët e ardhshëm të këtyre komunave, pasi që të njëjtit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk arritën të merrnin numrin e duhur të votave.
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ bëri të ditur rezultatet preliminare në këto 21 komuna.
Por këtu nuk është përmbyllur procesi, KQZ nesër në orën 16:00 do të nis me numërimin e fletëvotimeve nga diaspora. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor”, tha Elezi.
Ai bëri të ditur se janë 2 mijë e 379 fletëvotime që janë aprovuar nga KQZ e të cilat do të numërohen.
“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave të ndryshme”, ka thënë Elezi.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve














