Integrimi
Nesër, verdikti për vrasësin e Vigan Morinës
Vrasësi i Vigan Morinës kërkon falje nga familja në ditën e dytë të procesit kundër tij në Gjykatën e Qarkut në Cyrih
I akuzuari për vrasjen e Viganit, irakiani Shiwan thotë para gjykatës se nuk e kishte për qëllim të vriste atë. Dy vjet pas vrasjes, verdikti shqiptohet të enjten, më 26 qershor në Cyrih.
Irakiani shpreson se familja Morina mund t’ia falë një ditë.
Kurdi nga Iraku vrau me thikë 23-vjeçarin nga Kosova, Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morinen, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih..
Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të.
I akuzuari kryesor në fjalën përmbyllëse para Gjykatës së Qarkut në Cyrih tha se i vjen keq për gjitha dhe thotë se nuk e kishte për qëllim të vriste Viganin. Ai është i vetëdijshëm se ka bërë reagim të tepruar dhe se do të dënohet.
Irakiani Shiwan M. u ka kërkuar falje miqve dhe shokëve të Viganit.
23-vjeçari thotë se i ka kërkuar falje zyrtarisht dhe me gjithë zemër familjes së viktimës për të gjitha vuajtjet që i kishte shkaktuar, citon 20min.
Një grup i miqve po ndjekin nga afër procesin në Gjykatën e Qarkut.
Të mërkurën, avokati mbrojtës kishte dëshmuar për dy koleget e 23-vjeçarit, të cilët po përballen në gjykatë si bashkëpjesëmarrës të krimit. Njëri është akuzuar për ndihmë dhe nxitje të vrasjes. Thuhet se njëri ia kishte sjell thikën irakianit, por ai e mohon.
I akuzuari i dytë akuzohet për lehtësim të irakianit për ikje nga vendi i krimit.
Gjithashtu mbrojtësi Markus Gotte ka kërkuar lirimin dhe një kompensim “të arsyeshëm” për klientin e tij. Ai nuk e kishte parë aktin e krimit dhe kishte qëndruar i ulur në një makinë të parkuar.
Prokurori Michael Scherrer ka kërkuar që i akuzuari kryesor të dënohet me 20 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të paramenduar.
Mbrojtësi Ivo Harb është deklaruar për një kualifikim të veprës penale si vrasje me paramendim dhe lëndim i rëndë trupor.
Ai ka kërkuar një dënim 12-vjet burgim të shndërruar në një mase terapie. Për dy të bashkakuzuarit Scherrer kërkoi pesë vjet burgim për ndihmë dhe nxitje të krimit ndërsa ka kërkuar për njërin 14 muaj dënim me kusht.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane Interesi ndërkombëtar për arsimin e lartë në Zvicër vijon të rritet, veçanërisht në nivelet e avancuara... -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville













