Shkurt.ch
«Nestle»: 20 mijë vende pune për të rinjtë në Evropë
Iniciativa e quajtur "Nestlé needs YOUth" është lansuar zyrtarisht nga shefi për Evropë i koncernit «Nestle», Laurent Freixe, në Athinë
«Nestlé» do të hapë në tre vjetët e ardhshëm 20 mijë vende pune, zanate apo praktikë për të rinjtë nën moshën 30-vjeçare. Kështu, koncerni dëshiron të bëjë diçka kundër papunësisë së të rinjve në Evropë. Gjithashtu në Zvicër janë paraparë rreth 2000 vende të reja pune.
Iniciativa e quajtur “Nestlé needs YOUth” është lansuar zyrtarisht nga shefi për Evropë i koncernit «Nestle», Laurent Freixe, në Athinë.
“Në Evropë aktualisht janë 14 milionë njerëz të papunë nën 30 vjeç”, tha Freixe. “Qeveritë evropiane nuk munden vetëm të zgjidhin këtë problem dhe janë të varura nga mbështetja e ekonomisë”, tha Freixe në Athinë.
Ministri i grek i Punës ka përshëndetur iniciativën si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të luftuar papunësinë e të rinjve në Greqi.
“Të rinjtë ishin ato grupe sociale, të cilat janë goditur veçanërisht rëndë nga kriza ekonomike», tha Vroutsis.
«Nestlé» ka të punësuar rreth 100 mijë punëtorë në Evropë. Në Zvicër papunësia në mesin të rinjve është vetëm 3.4 për qind. Por, edhe këtu kompania e ushqimit planifikon të punësojë deri në vitin 2016 një total prej 2130 personash. «Nestlé» në Zvicër aktualisht ka të punësuar rreth 10 mijë njerëz.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












