Shkurt.ch
“Nestlé”, më pak qarkullim dhe fitim në gjashtëmujor
Skandali në Indi e ka zvogëluar qarkullimin gjashtëmujor të Nestle-s për 20 për qind
Koncerni më i madh botëror i prodhimeve ushqimore Nestle, i cili e ka selinë në Zvicër, ka pasur gjatë gjashtë muajve të këtij viti 4.5 miliardë franga fitim. Kjo shumë është pak më e vogël se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërsa qarkullimi është zvogëluar për 4.5 për qind duke rënë në 42.8 miliardë franga.
Shkaktarë për këtë rënie janë veç tjerash problemet që kanë plasur në Indi me petët, prodhim i gatshëm i firmës Maggi, pjesë e Nestle-s. Skandali në Indi e ka zvogëluar qarkullimin gjashtëmujor të Nestle-s për 20 për qind.
Vështirësitë në Indi pastaj kanë pasur efektin e tyre edhe në afarizmin e koncernit me Azinë Jugore, Oqeaninë dhe Afrikën. E gjithë kjo ka ulur qarkullimin dhe ka ngadalësuar rritjen e gjigantit të industrisë ushqimore ndërsa Nestle në vazhdimësi ka hedhur poshtë akuzat nga India lidhur e petët problematike të Maggi-t.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











