Kuriozitete
Netflix kërkon të mos luhet sfida “Bird Box”
Platforma amerikane Netflix u ka bërë thirrje njerëzve që menjëherë të ndalojnë sfidën “Bird Box”, sepse rrezikojnë të lëndohen seriozisht. Sfida mban të njëjtin emër me filmin, i cili për protagonist kryesor ka aktoren Sandra Bullock, që është një triler post-apokaliptik, ku personazhi, të cilin e luan Bullock, Malorie Hayes, bashkë me dy fëmijët e saj duhet të kalojnë një lumë dhe një pyll me sy të lidhur, në mënyrë që të shmangin krijesat mbinatyrore, të cilat po u panë nga njerëzit, i bëjnë të kryejnë vetëvrasje.
E përditshmja britanike “Independent” shkruan se sfida “Bird Box” tashmë është përqafuar nga shumë njerëz, të cilët kryejnë obligimet e përditshme duke pasur sy të lidhur, që është një imitim i personazhit filmik Malorie. Sfida është përhapur në Twitter dhe në YouTube, ku dy blogerë kaluan 24 orë me maskë gjumi në vend të syve. Gazeta ka publikuar disa video, ku shfaqen njeriu dhe qeni duke shëtitur me sy të lidhur, ose një baba me dy fëmijët e tij duke ecur me sy të lidhur.
Netflix reagoi ndaj sfidës në mediat sociale, duke paralajmëruar për rreziqet, përcjell albinfo.ch
“Nuk mund të besoj se më duhet ta them këtë, por: Ju lutemi, mos e dëmtoni veten me këtë sfidë të quajtur Bird Box”, shkroi Netflix në profilin zyrtar në Twitter.
Më 28 dhjetor Netflix njoftoi se 45.037.125 llogari kanë parë filmin Bird Box, që është shikueshmëria më e lartë e një filmi të Netflixit në shtatë ditët e para.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













