Kuriozitete
Netflix vjen me videolojëra
Abonentët në mbarë botën me një tablet ose smartphone Android, tani do të mund t’i shkarkojnë ato falas
Gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix njoftoi prezantimin global të disa lojërave celulare për abonentët e tij, ndërsa grupi kërkon të diversifikohet dhe të hyjë në tregun fitimprurës të videolojërave.
Dy nga titujt e ofruar nga Netflix vijnë nga universi i serialit fantastiko-shkencor dhe horror “Stranger Things”, i transmetuar në platformë.
Titujt e tjerë, “Shoting Hoops”, “Card Blast” dhe “Teeter Up” janë lojëra me letra ose lojëra aftësish.
Këto lojëra ishin tashmë të disponueshme për disa javë për anëtarët e Netflix në Poloni, Spanjë dhe Itali.
Abonentët në mbarë botën me një tablet ose smartphone Android, sistemi operativ celular i Google, tani do të mund t’i shkarkojnë ato falas nga pajisja e tyre dhe t’i luajnë pa u ekspozuar ndaj reklamave, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.
Grupi nuk ka bërë të ditur nëse planifikon t’i prezantojë së shpejti këto lojëra në pajisjet me sistem iOS i zhvilluar nga Apple.
Megjithatë, ai tregoi se së shpejti priten të pasojnë tituj të tjerë.
Netflix ka disa muaj që tregon ambiciet e tij në industrinë e videolojërave video, ndërkohë që konkurrenca është gjithnjë e më intensive në sektorin e transmetimit, me prezantimin e ofertave rivale si HBO Max ose Peacock TV.
Përtej konkurrentëve të drejtpërdrejtë, si Disney +, drejtuesit e grupit kalifornian përmendin rregullisht YouTube, rrjetet sociale dhe videolojërat ndër rivalët e tyre në tregun e argëtimit.
Kompania bleu në shtator studion e saj të parë të videolojërave, Night School Studio, një start-up në Kaliforni që krijoi thrillerin mbinatyror Oxenfree.
Tregu global i videolojërave vlen më shumë se 300 miliardë dollarë, sipas shifrave të publikuara në prill nga firma konsulente Accenture.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











