Lajme
Neutratliteti i Zvicrës, a duhet të mbahet ende?
Zvicra feston 1 gushtin dhe për herë të parë pas shumë kohësh ka lëkundje të qëndrimeve mbi neutralitetin e saj, kjo rrjedh për shkak të luftës në Ukrainë.
Në mënyrë të veçantë, kur bëhet fjalë nëse Zvicra duhet të lejojë që armët e prodhuara këtu të vihen në dispozicion të ukrainasve në luftën e tyre kundër regjimit të Kremlinit dhe të konfiskojë asetet ruse dhe t’i rezervojë ato për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Përkrahësit e këtij qëndrimi thonë se do të mbrohej edhe liria e Zvicrës. Kundërshtarët paralajmërojnë me forcë se kjo është një shkelje delikate e tabusë me pasoja të paparashikueshme, shkruan Blick.
Blick ka zhvilluar katër teza mbi neutralitetin dhe ka kërkuar që katër personalitete zvicerane t’i diskutojnë ato.
“Neutraliteti është më i rëndësishëm se kurrë” ka thënë ish-këshilltarit federal Christoph Blocher (82).
“Neutraliteti duhet shfuqizuar” thotë shefja e Operacionit Libero, Sanija Ameti (31) .
“Zvicra është neutrale sepse është e mirë për biznesin,” thotë historiani Sascha Zala (54).
“Elitat nuk e pëlqejnë neutralitetin sepse kufizon fuqinë e tyre” trajtohet nga ish-ministrja e Jashtme Micheline Calmy-Rey (78), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












