Lajme
Cilat janë lidhjet e presidentit serb me krimin, sipas New York Times
“New York Times” ka botuar një artikull, ku bëhet fjalë për lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me njerëzit e krimit në Serbi.
Teksti i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiq, e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e në fakt, doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij, Danilo Vuçiq, dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb. Në këtë konferencë për gazetarë, Vuçiq kishte shfaqur disa imazhe të tmerrshme të krimeve të kësaj bande, ku janë parë: një kokë e prerë, një trup pa kokë, një bust, përcjell albinfo.ch.
Kreu i kësaj bande ishte një trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg. Pas arrestimit të kreut të bandës, Belivuk përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit. Belivuk paralajmëroi se nëse Vuçiq “vazhdon procedurat e tij kundër meje”, ai do të kishte shumë më tepër për të thënë, thuhet më tutje në tekstin e gazetës amerikane.
Vuçiq kundërshtoi me zemërim çdo lidhje me vrasësit. Por ai dukej se e merrte personalisht çështjen Belivuk, duke pretenduar se ishte një komplot kundër tij. Sipas gazetës NYT, rasti Belivuk ka hapur një dritare drejt një të ardhmeje të zymtë të mundshme, në të cilën Vuçiq minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë dhe bandat kriminale përdoren për të përhapur frikën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












