Nga 1 marsi nuk vlejnë jobiometrikët e Shqipërisë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë njofton se në asnjë rast nuk pranon aplikime për dokumente identifikimi
Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.
“Me vendimin nr. 913 datë 21.12.2011 “Per nxjerrjen nga qarkullimi të pasaportave jobiometrike përpara mbarimit të afatit të vlefshmerisë” Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Në këtë njoftim të Ambasadës janë bërë publike për qytetarët e Shqipërisë edhe procedurat e aplikimit për dokumentet e identfikimit:
Çdo shtetas që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të pajiset me letërnjoftim elektronik (kartë identiteti) dhe pasaportë biometrike.
Shtetasit mbi moshën 16 vjeç mund të kryejnë një aplikim të vetëm për t’u pajisur njëkohësisht me të dy dokumentet (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike).
Çdo shtetas nën moshën 16 vjeç mund të pajiset vetëm me pasaportë biometrike.
Çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç mund të aplikojë për pasaportë biometrike vetëm pasi të jetë pajisur me letërnjoftim elektronik.
Në rast humbjeje/vjedhjeje/dëmtimi/ose ndryshimi të përbërësve të gjendjes civile, shtetasi mund të aplikojë sërish për dokumentet e identitetit (letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike) në zyrat e aplikimit.
Po ashtu bëhen publike edhe të dhënat se cilat dokumente janë të nevojshme për aplikim të dokumenteve të reja identifikimi (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike)Shtetasit shqiptarë duhet t’i paraqesin këto dokumente:• Kuponi i letërnjoftimit elektronik për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);• Kuponi i pasaportës biometrike për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);• Një dokument i vlefshëm me fotografi i aplikuesit.
Çdo shtetas që ka aplikuar mund të tërheqë dokumentet e identitetit (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike) 15 ditë pas aplikimit.
Letërnjoftimi elektronik tërhiqet në zyrën përkatëse të aplikimit, nga vetë aplikuesi.
Pasaporta biometrike tërhiqet në drejtoritë/komisariatet e policisë në Shqipëri. Tërheqja e pasaportës biometrike kryhet nga aplikuesi, kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose nga persona të autorizuar me prokurë të posaçme, si dhe nga pjesëtarë të afërt të familjes (bashkëshort/i/ja, prindi, fëmija).
Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike) janë pranë Zyrave të Gjendjes Civile, në njësitë e qeverisjes vendore, të cilat punojnë në ketë orar pune: 08 -16.30 (nga e hëna në të premte)
Një letërnjoftim elektronik kushton 1 200 lekë, ndërsa pasaporta biometrike kushton 6 000 lekë.
Për hollësi të mëtejshme mund të vizitoni edhe faqen e internetit: http://dpgjc.moi.gov.al/media/shkat/gj/gj1/kID/56/name/Per-pajisjen-me-Dokumente-Identiteti
Njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë me qëndrim në Konfederatën Zvicerane se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë në asnjë rast nuk pranon aplikime për dokumente identifikimi.
Aplikimi për dokumentet e identifikimit (letërnjoftim elektronik/kartë identiteti dhe pasaportë biometrike) duhet të bëhet në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë Safety Home GmbH, platforma zvicerane e specializuar në sigurimin e pronave në Kosovë, ka vendosur që... -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026?













