Kosova
Nga 1 qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante, por me disa masa
Pronarët e lokaleve e mirëpresin një vendim të tillë
Fatos Mexhuani, nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë të gatshëm që t’i presin klientët më 1 qershor.
“Po nga 1 qershori fillon masa tre, ku gastronomia hapet komplet, ku lejohen klientët të hyjnë brenda, me disa masa që i kemi krijuar me Ministrinë e Shëndetësisë, pra jemi duke u bërë gati, duke bërë dezinfektim, pastrimin e lokalit dhe trajnimin e stafit për masa të cilat do të jenë që të vetëdijesohen klientët sesi do të sillen brenda”, thotë ai. “Ka kaluar një kohë e gjatë, qytetarët janë vetëdijesuar, po i vërejmë qytetarët nëpër markete e nëpër qytet, po i mbajnë maskat dhe distancën, kështu që besoj se nuk do të ketë vështirësi. Kemi filluar të adaptohemi e të jetojmë me virusin, sepse ne e dimë se ajo nuk do të zhduket për një kohë, por do të bashkëjetojmë me të, të kemi higjienë personale dhe ta ruajmë distancën”, thotë ai.
Përgatitjet e fundit po i bën edhe restauranti “Gizi Grill”, ku pronari i saj, Valdet Thaçi, thotë se kanë bërë pastrimin e dezinfektimin e lokalit.
“Ne sot, siç po e shihni edhe ju, po i bëjmë përgatitjet e para. Jemi duke bërë pastrimin e lokalit, dezinfektimin, gjitha përgatitjet dhe shpresojmë që më 1 qershor të fillojmë, edhe pse zyrtarisht ende nuk na ka ardhë vendimi. Po jemi furnizuar me të gjitha, ka pasur normal dëme se disa janë pa afat dhe i kemi hedhur dhe i kemi zëvedendësuar me produkte të reja prej fillimit”, tha ai. E ndihmën nga shteti e ka mirëpritur, ku thotë se e ka ndihmuar shumë.“Po kanë marrë punëtorët nga pakoja emergjente fiskale, e cila është prej 170 euro dhe gjysma e qirasë nga pakoja u kompensua nga qiradhënësi”, thotë ai.
Gati për të hënë është edhe kafiteria “Cozy”, e cila ka bërë gati t’i presë klientët e saj. Pronari i saj, Sylejman Limani, shpreson që të hasë në mirëkuptim me klientët.“Po ne jemi bërë gati, e kemi bërë dezinfektimin brenda lokalit dhe jemi furnizuar me dezinfektues për cdo tavolinë që do ta ketë nga një, kamerierët do t’i kenë dorëzat, maskat dhe distanca do të jetë ndërmjet tavolinës do të jetë 1 metër e gjysmë. Ma merr mendja se jemi vetëdijesuar sado pak si klientët dhe kamerierët dhe besoj se do të hasim në mirëkuptim sepse do të jetë në të mirën e dy palëve”, thotë ai për ekonomiaonline, përcjell albinfo.ch.
Valon Majanci nga “Creme dela Crem” thotë se do t’i repsektojnë vendimet e IKSHPK-së dhe për të hënën do të jenë të gatshëm.
“Po, jemi veç në fazën e fundit, kemi pastruar dhe kemi dezinfektuar lokalin dhe po shpresojmë që të hënën do të bëhemi gati të fillojmë. Vendimi i fundit është që doreza nuk ka nevojë, por maskat, dezinfektuesit, distanca 1 m e gjysmë ndërmjet tavolinave dhe jo që të ulën më shumë se katër persona në një tavolinë. Orari do të jetë deri në orën 21, sepse pastaj fillon ora policore”, thotë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













