Shqipëria
Nga 1 shtatori Shqipëria hap kampet e emigrantëve
Më 1 shtator pritet të hapen qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, ndërsa nesër pritet testi i parë apo “prova gjenerale” për administrimin e qendrave nga punonjësit italianë.
Në Gjadër po punohet intensivisht që kampi të jetë gati për të pritur emigrantët në fillimin e muajit të ardhshëm.
500 persona, punonjësit e policisë italiane, karabinierët, policia financiare parashikohet të jenë në Shqipëri nesër për të testuar funksionimin e qendrave dhe zbatimin e protokollit mes dy vendeve. Testimi për mirëfunksionimin e këtyre qendrave do të japë edhe dritën jeshile për pritjen zyrtarisht të emigrantëve që do të shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut duke nisur nga 1 shtatori.
Për punonjësit e qendrës është publikuar një rregullore e brendshme me 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullin shqiptar gjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.
Italianët janë udhëzuar posaçërisht që të mos flirtojnë me gratë shqiptare, pasi sipas rregullores burrat e tyre në rast se do të shohin apo marrin vesh diçka të tillë mund të reagojnë keq, duke e konsideruar shoqërinë shqiptare dhe kryesisht komunitetin në veri të vendit një shoqëri konservatore.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










