Kosova
Nga 15 korriku, lejohen vizitat për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep
Nga 15 korriku, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mund të takohen me familjarët e tyre, pas gati më shumë se një viti.
Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një përgjigje me shkrim.
“Zyrtari mjekësor ka këshilluar vizitat familjare personale për bashkëshorten ose partneren, prindërit, fëmijët, të cilat do të rinisin nga 15 korriku 2021 për të paraburgosurit. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë është pozitiv”, ka thënë Griep, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Griep, “regjistruesi do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe të angazhohet me Zyrtarin Mjekësor për të vazhduar lehtësimin e masave sa më shpejt që lejojnë shëndeti dhe siguria”.
“Për më tepër, vizitat me video do të vazhdojnë të lehtësohen me të afërmit e ngushtë të të paraburgosurve sa më shumë që të jetë e mundur”.
Arrestimet e para nga Gjykata Speciale u bënë në fund të shtatorit, të vitit të kaluar, kur në Hagë u dërgua ish-shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së, Sali Mustafa, mbi të cilin rëndojnë akuza për “krime lufte” dhe “pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Pastaj më 25 shtator u arrestuan edhe krerët e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati dhe Nasim Haradinaj, me akuzën se zbuluan informacione të cilat janë të mbrojtura me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Me 5 nëntor u arrestuan edhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep selimi.
Për Thaçin dhe Veselin prokuroria pretendon se janë “përgjegjës për afro 100 vrasje”.
Mbi të paraburgosurve rëndojnë akuza për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












