Lajme

Nga 19 shtatori, studentët kthehen në universitetet zvicerane

Kjo ditë shënon fillimin e vitit të ri akademik (dhe semestrit të vjeshtës) në universitetet e përgjithshme të Zvicrës, Universitetet e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve, si dhe Universitetet e Edukimit të Mësimdhënësve, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ka një sistem arsimor shumë të avancuar. Universitetet zvicerane janë ndër më të mirat, jo vetëm në Evropë, por në gjithë botën. Si e tillë, çdo vit Zvicra pranon një fluks të madh studentësh ndërkombëtarë nga e gjithë bota, të gjithë duke synuar të shtojnë një diplomë (shumë të njohur) të arsimit të lartë zviceran në karrierën e tyre akademike.