Shkurt.ch
Nga 1999-a, vjen për vizitë për herë të parë presidenti kinez në Zvicër
Këtë javë Xi Jinping do të kthehet në Zvicër për herë të parë që nga viti 1999. Këshilli Federal mirëpret presidentin kinez, Xi Jinping, duke vlerësuar si një shprehje e marrëdhënieve politikisht dhe ekonomikisht gjithnjë e më të ngushta në mes të Zvicrës dhe Kinës, bëhet e ditur në një njoftim nga Berna. Do të ketë fjalime dhe një darkë gala, përcjell albinfo.ch.
Vizita e fundit shtetërore e vitit 1999 kishte çuar në një përkeqësim të raporteve të rregullta diplomatike: gjatë pritjes zyrtare të presidentit të shtetit, Jang Zemin, me nderime ushtarake në Sheshin Federal, simpatizantë tibetianë kishin kërkuar liri për Tibetin.
Mysafiri nga Kina ishte zemëruar dhe kishte refuzuar të shtrëngonte duart me presidenten e atëhershme federale, Ruth Dreifuss. “Ju keni humbur një mik të mirë”, kishte thënë ai ashpër. Që atëherë, marrëdhëniet janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe kulmuan me nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në vitin 2014
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











