Lajme
Nga 22 bashki, socialistët fituan 16
Rezultatet e zgjedhjeve preliminare nxjerrin Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve lokale. Në Tiranë Erion Veliaj i PS-së prijnë dukshëm kundrejt Halim Kosovës të PD-së
Procesi i numërimit të votave në Shqipëri po ecën me ritëm të ngadaltë, ndërsa nga votat e numëruara shihet se prijnë koalicioni i majtë në shumicën e bashkive. Sipas rezultateve preliminare, në 22 bashki sa ka përfunduar procesi, krahu i majtë i ka fituar 16 prej tyre, ndërsa e djathta demokratike ka fituar vetëm 6 bashki.
Me fitoren në zgjedhjet vendore, të majtët marrin apriori mandat 4-vjeçar në Himarë, Konispol, Belsh, Gramsh, Urë Vajgurore, Libohovë, Mirditë, Skrapar, Konispol, Delvinë, Pustec, Kolonjë, Has, Pukë, Fushë Arrëz e Peqin.
Të djathtët aktualisht konfirmohen fitues në Përmet, Tropojë, Klos, Selenicë, Mat dhe në Vorë.
Sa i përket Tiranës, për 363 kuti të numëruara nga 864, kryeson Erion Veliaj i Partisë Socialiste me 53.81 për qind, kundrejt 38.65 për qind të rivalit demokrat, Halim Kosova.
Nga numërimi i deritanishëm, kandidatët e të majtës kryesojnë dhe në Durrës, Vlorë, Berat, Fier, Elbasan, Gjirokastër e Korçë.
Në zgjedhje u thirrën rreth 3.4 milionë shqiptarë me të drejtë vote dhe morën pjesë rreth 1.5 milionë ose afro 47 për qind. Ata votuan për kryetarët e rinj të 61 bashkive në gjithë vendin dhe këshillat e rinj bashkiakë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










