Lajme
Nga 25 maji hapen pishinat në Cyrih
Pishinat do të hapen nga data 25 maj në Cyrih, por me disa rregulla
Qyteti më i madh në Zvicër, Cyrih do t’i hapë pishinat nga data 25 maj, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej tetë pishina verore dhe pesë pishina të mbyllura do të hapin dyert e tyre për vizitorët përsëri të hënën, në qytetin e Cyrihut.
Përjashtim janë rastet kur mësimet e detyrueshme të notit zhvillohen në pishina të mbyllura – atëherë këto pishina mbesin të mbyllura për publikun.
Por, edhe pse do të hapen, duhet të respektohen shumë rregulla.
Për më tepër, numri i vizitorëve dhe kohëzgjatja e qëndrimit janë të kufizuara deri në njoftimin e mëtejshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Për çdo pishinë ekziston një numër i caktuar maksimal i personave të lejuar, të cilët mund të qëndrojnë në objektin e pishinës në të njëjtën kohë.
Në rastin e pishinave të mbyllura, për shembull, numri maksimal (me një përjashtim) është vetëm dhjetë njerëz në të njëjtën kohë.
Gjatësia maksimale e qëndrimit për person është e kufizuar në 90 minuta në mënyrë që sa më shumë notarë të jetë e mundur të përfitojnë nga hapja e pishinës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













