Maqedonia
Nga 26 qershori hapen kufijtë në Maqedoninë Veriore
Qeveria maqedonase miratoi vendimin dhe për hyrje në Maqedoninë Veriore nuk ka më asnjë kusht.
As test PCR për koronavirus dhe as vetoizolim 14-ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.
Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut, raporton Alsat, përcjell albinfo.ch.
Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.
Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut u vendos:
Hapja e plotë e pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
Hapja e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
Në këtë seancë u miratua edhe propozimi i Komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokolli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokoll të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej më 26 qershor 2020.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar









