Lajme
Zvicër: Futbolli me prani të publikut duhet të presë deri në shtator
Vendimin për këtë e ka marrë të mërkurën Këshilli Federal në kuadrin e hapave për zbutjen e mëtejme të masave kundër koronavirusit
Nga 6 qershori do të lejohen sërish aktivitetet me deri në 300 njerëz, ku përfshihen edhe ngjarjet sportive, shkruan srf.ch.
Vendimin për këtë e ka marrë të mërkurën Këshilli Federal në kuadrin e hapave për zbutjen e mëtejme të masave kundër koronavirusit, që i ka kumtuar sot para publikut.
Po kështu, Qeveria Federale premton se edhe ngjarjet me deri në 1000 spektatorë do të jenë të mundura nga 24 qershori.
Por, aktivitetet e ndryshme të mëdha, përfshirë edhe ato sportive, me më shumë se 1000 spektatorë janë të ndaluara deri në fund të gushtit, transmeton albinfo.ch. Kjo çështje ka qenë objekt i spekulimeve të ndryshme, pasi që i deleguari i BAG, Daniel Koch, pak ditë më parë kishte thënë se ndeshjet e futbollit, me publik do të jenë të mundura që në korrik.
E pyetur për këtë, ministrja e Drejtësisë, në konferencën me gazetarë sot në Bernë është përgjigjur shkurt: “Është Këshilli Federal ai që merr vendimet”.
Me vendimin e sotëm ka rënë edhe kufizimi për restorantet, i cili parashikonte uljen në tryezë maksimalisht të katër personave, përcjell albinfo.ch. Kushti tani është që restorantet të kenë koncepte mbrojtjeje ashtu që kontaktet personale të mund të gjurmohen në rastet kur nuk mund të respektohen rregullat e mbajtjes së distancës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











